Të mjaftonte të bëje me duart a tua kështu; mandej ai i përplasi duart e tij në tokë një herë dhe fërkoi shuplakën e djathtë me të majtën dhe pjesën e sipërme të duarve dhe fytyrën
Nga Amar ibn Jasiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë: "Më dërgoi Profeti i Allahut (paqja qoftë mbi të!) për një nevojë dhe u bëra xhunub, dhe ngaqë nuk gjeta ujë u rrokullisa në dhe ashtu siç rrokulliset kafsha. Kur u ktheva te Profeti (paqja qoftë mbi të!), ia përmenda atë që bëra dhe ai më tha: "Të mjaftonte të bëje me duart a tua kështu; mandej ai i përplasi duart e tij në tokë një herë dhe fërkoi shuplakën e djathtë me të majtën dhe pjesën e sipërme të duarve dhe fytyrën."
Muttefek alejhi
Shpjegimi
Profeti (paqja qoftë mbi të!) e dërgoi Amar ibn Jasirin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) në një udhëtim për një nevojë. Ndërkohë, gjatë udhëtimit ai u bë xhunub nga marrëdhënia intime bashkëshortore ose në gjumë dhe nuk gjeti ujë për t'u larë. Ai nuk e dinte dispozitën e tejemumit për xhunubllëkun, por dinte vetëm dispozitën e tij për abdesin. Kështu që, ai nxori një gjykim nga ana e tij dhe mendoi se meqenëse fërkohen me dhe disa gjymtyrë të abdesit, atëherë për shkak të xhunubllëkut duhet fërkuar me dhe i gjithë trupi! Duke bërë kështu analogji me larjen e trupit me ujë. Kësisoj, ai u rrokullis në tokë, derisa e fërkoi të gjithë trupin me dhe, dhe fali namazin. Kur u kthye te Profeti (paqja qoftë mbi të!) ia përmendi atij atë që kishte bërë, për të parë nëse ajo që kishte bërë ishte e saktë apo jo! Kësisoj, Profeti (paqja qoftë mbi të!) i shpjegoi atij se mënyra e pastrimit nga papastërtia e vogël si: urinimi, dhe nga papastërtia e madhe si: xhunubllëku, është që të përplasë shuplakat në dhe, një herë, dhe të fërkojë shuplakën e djathtë me të majtën dhe pjesën e jashtme të të dyja duarve dhe fytyrën.
Hadeeth benefits
Obligimi i kërkimit të ujit para marrjes së tejemumit.
Lejimi i marrjes së tejemumit në rast xhunubllëku kur nuk ka ujë.
Tejemumi nga papastërtia e madhe është i njëjtë si tejemumi nga papastërtia e vogël.
Share
Use the QR code to easily share the message of Islam with others