- Gusli (larja e tërësishme e trupit) ndahet në dy lloje: gusli i mjaftueshëm dhe i plotë. Sa i përket guslit të mjaftueshëm, ai është kur njeriu bën nijet të pastrohet, pastaj e përfshin tërë trupin e tij me ujë, duke përfshirë në këtë larje shpëlarjen e gojës dhe hundës. Ndërkaq, gusli i plotë është kur njeriu të pastrohet ashtu siç është pastruar Profeti ﷺ, siç ceket në këtë hadith.
- Nocioni xhunubllëk përfshin personin që ka ejakuluar ose ka kryer kontakt intim, edhe nëse ky i dyti nuk ka ejakuluar.
- Lejohet që njëri prej bashkëshortëve t'i shikojë pjesët intime të tjetrit dhe që të dy të pastrohen prej një ene.