- Kjo është tradita e të dërguarve, të cilën Allahu e do, është i kënaqur, e urdhëron dhe thërret në të, karakterizohet nga përsosuria, pastërtia dhe bukuria.
- Ligjshmëria e përkujdesjes për kryerjen e këtyre gjërave dhe mosshpërfillja e tyre.
- Për këto tipare ekzistojnë dobi fetare dhe të kësaj bote, bie fjala, përmirësimi i pamjes së jashtme, pastrimi i trupit, siguria për pastërti, dallimi nga jobesimtarët, si dhe nënshtrimi ndaj urdhrit të Allahut.
- Në hadithe të tjera është përmendur se ka tipare shtesë të natyrshmërisë, përveç këtyre pesë që u përmendën, si: lëshimi (rritja) e mjekrës, përdorimi i misvakut e të tjera.