Para se Profeti ﷺ të hynte në nevojtore, thoshte: “Allahume inni eudhu bike minel-hubuthi vel-habaith! - O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde kundrejt të këqijve dhe të këqijave (shejtanëve meshkuj dhe femra)!
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Para se Profeti ﷺ të hynte në nevojtore, thoshte: “Allahume inni eudhu bike minel-hubuthi vel-habaith! - O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde kundrejt të këqijve dhe të këqijave (shejtanëve meshkuj dhe femra)!"
Muttefek alejhi
Shpjegimi
Sa herë që Profeti ﷺ dëshironte të hynte në vendin ku do të kryente nevojën, qoftë duke urinuar, qoftë duke bërë jashtëqitjen, kërkonte mbrojtje dhe strehim tek Allahu që ta ruante nga e keqja e shejtanëve meshkuj dhe femra. Shprehja e përmendur në hadith: "hubuthi dhe habaith" është komentuar po ashtu si “e keqja dhe e ndyra”.
Hadeeth benefits
Është e pëlqyer të thuhet kjo lutje kur dëshirojmë të futemi në nevojtore.
Të gjitha krijesat kanë nevojë për Zotin e tyre që t'i mbrojë nga ajo që i lëndon ose i dëmton në të gjitha rrethanat që i kanë.
Share
Use the QR code to easily share the message of Islam with others