- Pohimi i shefatit (ndërmjetësimit) të Profetit ﷺ në botën tjetër dhe se ai është vetëm për muvehidët (monoteistët, besimtarët e drejtë).
- Shefati i Profetit ﷺ nënkupton që ai të kërkojë afrim (ar. tevesul) tek Allahu i Lartësuar për ata muvehidë që e meritojnë Zjarrin, që të mos hyjnë fare në të, si dhe për ata që kanë hyrë (përkohësisht), që të dalin që andej.
- Vlera e fjalës së teuhidit (shehadetit), kur thuhet sinqerisht për Allahun e Lartësuar dhe ndikimi i saj madhështor.
- Jetësimi i fjalës së teuhidit bëhet duke e ditur kuptimin e saj dhe duke vepruar sipas kërkesave të saj.
- Vlera e Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe zelli i tij për dituri.