- Është e pëlqyer të lahen duart para se të futen në enë në fillim të abdesit, edhe nëse nuk është zgjuar nga gjumi, se, nëse është zgjuar nga gjumi i natës, atëherë është obligim të lahen (se nuk e di ku i ka shkuar dora në gjumë).
- Mësuesi duhet të ndjekë rrugën më të afërt drejt kuptimit dhe ngulitjes së dijes te nxënësi, e këtu përfshihet mësimdhënia në praktikë.
- Namazliu duhet t'i largojë mendimet që kanë të bëjnë me punët e kësaj bote. Namazi është i plotë dhe i përkryer atëherë kur zemra të jetë e pranishme gjatë faljes, përndryshe është e pamundur t'i largojë (plotësisht) mendimet, prandaj duhet të përpiqet e të mos lëshohet në këtë gjë.
- Gjatë abdesit është e rekomanduar të fillohet nga ana e djathtë.
- Ligjshmëria e renditjes ndërmjet shpëlarjes së gojës, hundës dhe nxjerrjes së ujit prej saj.
- Rekomandohet larja e fytyrës, duarve dhe këmbëve nga tri herë, por është e detyrueshme (vaxhib) larja e tyre nga një herë.
- Falja e mëkateve të së kaluarës nga ana e Allahut arrihet kur të bashkohen të dyja gjërat: abdesi dhe falja e dy rekateve, në mënyrën e përmendur në hadith.
- Çdo pjesë e abdesit ka një përkufizim, kështu që përkufizimi i fytyrës është nga vendi i zakonshëm ku dalin flokët e deri te mjekra dhe nofullat vertikalisht, si dhe nga veshi deri në veshin tjetër horizontalisht. Përkufizimi i dorës është nga majat e gishtave deri në bërryl, që është nyja ndarëse midis parakrahut dhe krahut të sipërm. Përkufizimi i kokës është nga vendi i zakonshëm ku dalin flokët nga ana e fytyrës deri në majë të qafës, ku dhe fshirja e veshëve përfshihet në përkufizimin e kokës. Ndërkaq, përkufizimi i këmbës përfshin gjithë këmbën me nyjën ndarëse midis saj dhe kërcirit.