/ Profeti ﷺ mori abdes duke i larë gjymtyrët nga dy herë

Profeti ﷺ mori abdes duke i larë gjymtyrët nga dy herë

Abdullah ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Profeti ﷺ mori abdes duke i larë gjymtyrët nga dy herë."
E shënon Buhariu

Shpjegimi

Ndonjëherë, kur Profeti ﷺ merrte abdes, lante çdo pjesë të abdesit dy herë, kështu që lante fytyrën, - përfshirë shpëlarjen e gojës dhe hundës, - duart dhe këmbët dy herë.

Hadeeth benefits

  1. Është e detyrueshme larja e gjymtyrëve një herë, e çka shtohet më shumë se kaq është gjë e preferuar.
  2. Është e ligjësuar që ndonjëherë të merret abdes duke i larë gjymtyrët nga dy herë.
  3. Fërkimi i kokës është i ligjësuar të bëhet vetëm një herë.