- Dëshmia se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut nënkupton veçimin e Allahut me adhurim dhe braktisjen e adhurimit kushtuar dikujt tjetër përveç Tij.
- Dëshmia se Muhamedi është i Dërguari i Allahut nënkupton besimin në të, në atë gjë me të cilën ka ardhur dhe pohimi se ai është i Dërguari i fundit i Allahut dërguar te njerëzit.
- T'i drejtohesh dijetarit dhe atyre që kanë ngjashmëri me të, nuk është njësoj si t'i drejtohesh injorantit, për këtë arsye, i Dërguari i Allahut ﷺ e paralajmëroi Muadhin duke i thënë: “Ti po shkon te një popull që janë ithtarë të Librit."
- Rëndësia që muslimani të jetë i vetëdijshëm për fenë e tij, respektivisht të largohen nga dyshimet e atyre që hedhin dyshime, gjë që arrihet duke kërkuar dituri.
- Pavlefshmëria e fesë së hebrenjve dhe të krishterëve pas dërgimit të profetit Muhamed ﷺ si i dërguar dhe se ata nuk do të jenë prej atyre që do të shpëtojnë në Ditën e Kijametit, derisa të hyjnë në fenë islame dhe t'i besojnë Profetit ﷺ.