/ “Allahu e lë zullumqarin të vazhdojë me zullumin e tij, që, kur ta dënojë, të mos shpëtojë

“Allahu e lë zullumqarin të vazhdojë me zullumin e tij, që, kur ta dënojë, të mos shpëtojë

Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu e lë zullumqarin të vazhdojë me zullumin e tij, që, kur ta dënojë, të mos shpëtojë”, pastaj e lexoi ajetin: “I tillë është dënimi i Zotit tënd, kur ndëshkon vendbanimet që bënin gjynahe. Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.” (Hud, 102)
Muttefek alejhi

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tërheq vërejtjen nga vazhdimësia në padrejtësi përmes mëkatit, idhujtarisë dhe duke u bërë padrejtësi njerëzve në të drejtat e tyre. Allahu i Lartësuar i jep afat zullumqarit, e vonon e ia zgjat jetën dhe pasurinë, kështu që nuk ia përshpejton dënimin. E, nëse nuk pendohet, do ta dënojë dhe nuk do ta lërë, për shkak të padrejtësive të shumta që i ka bërë. Pastaj lexoi ajetin: “I tillë është dënimi i Zotit tënd, kur ndëshkon vendbanimet që bënin gjynahe. Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.” (Hud, 102)

Hadeeth benefits

  1. Njeriu i mençur duhet të nxitojë të pendohet dhe nuk duhet të jetë i sigurt nga të papriturat e Allahut, nëse vazhdon në padrejtësi.
  2. Allahu i Lartësuar u jep afat të padrejtëve dhe nuk shpejton për t'i dënuar, duke i afatizuar kështu, në mënyrë që t'ua shtojë dënimin, nëse nuk pendohen.
  3. Padrejtësia është shkak që Allahu i dënon popujt.
  4. Nëse Allahu shkatërron një qytet, ku mund të ketë njerëz të devotshëm, atëherë ata do të ringjallen në Ditën e Kiametit në atë gjendje devotshmërie që ishin, e nuk do të dëmtohen nëse i përfshin dënimi.