- Pëlqehet që selami të jepet në mënyrën që është cekur në këtë hadith, por nëse ai që është në këmbë i jep selam atij që është në mjet apo përdoret ndonjë formë tjetër ndryshe nga ajo që është cekur në hadith, atëherë një gjë e tillë lejohet, por ajo është në kundërshtim me formën më të mirë dhe më të preferuar.
- Përhapja e selamit në formën që është cekur në hadith është pjesë e shkaqeve të dashurisë dhe të harmonisë.
- Nëse palët janë njësoj dhe të barabartë, atëherë më i miri prej tyre është ai që jep selam i pari.
- Legjislacioni islam është i përsosur dhe jep shpjegime për çdo gjë që i nevojitet njerëzimit.
- Mësimi i normave të selamit dhe dhënia e secilit të drejtën që i takon.