- Vlera e mbështetjes (në Allahun) dhe se ajo është ndër faktorët më madhështorë për përfitimin e rizkut.
- Mbështetja (në Allahun) nuk bie në kundërshtim me marrjen e masave, sepse Profeti ﷺ njoftoi se mbështetja e vërtetë nuk kundërshtohet nëse dilet në mëngjes e në mbrëmje në kërkim të rizkut.
- Feja u kushtoi rëndësi veprave të zemrës, për faktin se mbështetja (në Allahun) është vepër e zemrës.
- Lidhja vetëm pas shkaqeve është mangësi në fe, ndërsa mosmarrja e shkaqeve është mangësi në mendje.