- E keqja duhet kritikuar që në çastin e parë që shihet dhe nuk duhet vonuar, me përjashtim kur një gjë e tillë sjell një dëm më të madh.
- Dënimi në Ditën e Gjykimit ndryshon sipas madhësisë së mëkatit.
- Portretizimi i frymorëve është prej mëkateve të mëdha.
- Prej urtësisë së ndalimit të portretizimit të frymorëve është se një gjë e tillë është imitim i krijimit të Allahut të Madhëruar, pa dallim nëse portretizuesi e synon imitimin apo jo.
- Sheriati ka treguar kujdes në ruajtjen e pasurisë, duke e lejuar shfrytëzimin e saj pas heqjes së pjesës së ndaluar.
- Nuk lejohet portretizimi i frymorëve në mënyrë kategorike edhe nëse bëhet me qëllim për t'i poshtëruar.