- Shqiptimi i dëshmisë: "La ilahe il-lallah" dhe mohimi i çdo gjëje që adhurohet përveç Allahut është kusht për të hyrë në Islam.
- Kuptimi i dëshmisë: "La ilahe il-lallah" nënkupton mohimin e çdo gjëje që adhurohet përveç Allahut, bie fjala, idhujt, varret e gjërat e tjera dhe veçimi i Allahut të Lartësuar me adhurim.
- Kushdo që jetëson monoteizmin (teuhidin) dhe u përmbahet ligjeve të tij të jashtme, është person që nuk duhet të preket, përveç nëse bëhet e qartë nga ana e tij e kundërta e kësaj.
- Pasuria dhe gjaku i muslimanit është i paprekshëm, përveçse me hak (kur e parasheh ligji islam).
- Dispozitat në këtë botë ndërlidhen me pamjen e jashtme, atë që e shfaq njeriu, ndërsa në botën tjetër, në bazë të nijetit dhe synimit.