- Modestia e Profetit ﷺ, meqë e uli mbrapa vetes në kafshën e vet Muadhin (Allahu qoftë i kënaqur me të!).
- Mënyra si i mësonte Profeti ﷺ (sahabët), meqë e përsëriti thirrjen drejtuar Muadhit, për t'i tërhequr vëmendjen për atë që do t'ia thoshte.
- Prej kushteve të dëshmisë: "S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij", është ta thotë atë sinqerisht, pa kurrfarë përgënjeshtrimi a dyshimi.
- Ithtarët e teuhidit (monoteistët) nuk do të qëndrojnë përherë në Xhehenem. Ata, edhe nëse ndodh të hyjnë në të për shkak të gjynaheve, nxirren prej tij pasi të dëliren.
- Vlera e shehadetit (dëshmisë islame) për atë që e thotë atë sinqerisht.
- Lejohet të mos tregohet ndonjë hadith në ndonjë rast, nëse si pasojë e kësaj rezulton ndonjë dëm.