- Sqarimi i së drejtës së Allahut të Lartësuar, që Ai ua ka bërë obligim njerëzve, që është: ta adhurojnë vetëm Atë, pa i shoqëruar asgjë në adhurim.
- Sqarimi i së drejtës së njerëzve tek Allahu i Lartësuar, të cilën Ai ia ka bërë obligim Vetes, si mirësi dhe begati nga ana e Tij, e cila është: t'i futë në Xhenet dhe të mos i dënojë ata (që nuk i shoqërojnë asgjë në adhurim).
- Ky hadith është përgëzim madhështor për monoteistët (muvehidët), të cilët nuk i bëjnë shok Allahut të Lartësuar asgjë dhe se fundi i tyre është hyrja në Xhenet.
- Muadhi e ka transmetuar këtë hadith para vdekjes së tij, nga frika e rënies në mëkatin e fshehjes së dijes.
- Paralajmërim kundër përhapjes së disa haditheve te disa njerëz, nga frika se nuk e perceptojnë domethënien e tyre. Kjo vlen për ato hadithe që nuk i nënshtrohen ndonjë vepre ose për ato hadithe që nuk tregojnë për ndonjë dënim të paracaktuar sheriatik.
- Monoteistët mëkatarë janë nën dëshirën dhe vullnetin e Allahut: nëse do, i ndëshkon, e, nëse do, i fal dhe pastaj fundin do ta kenë në Xhenet.