- Për betimin e rrejshëm nuk ka kefaret (shpagim), për shkak të rrezikut dhe krimit të tij të madh, por për të duhet pendim.
- Kufizimi i përmendjes së këtyre katër mëkateve të mëdha në hadith është për shkak të peshës së rëndë të mëkatit të tyre, e jo për t'i kufizuar ato.
- Mëkatet ndahen në mëkate të mëdha dhe të vogla. Mëkat i madh konsiderohet çdo mëkat për të cilin ka dënim të kësaj bote, si: dënimet e paracaktuara (ar. hudud), mallkimi, kërcënimi për (dënim në) jetën e përtejme dhe kërcënimi për hyrje në Zjarr. Mëkatet e mëdha janë në nivele të ndryshme, disa prej të cilave janë më të rënda se të tjerat në ndalesë, ndërsa mëkatet e vogla janë të gjitha të tjerat jashtë mëkateve të mëdha.