- Mëkati më i madh është të bërët shirk (ortakëri) Allahut, sepse Profeti e përmendi në fillim të mëkateve më të mëdha. Këtë gjë e vërteton edhe fjala e Allahut të Lartësuar: "Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush a diçka tjetër përveç Tij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë." (En Nisa, 48)
- Rëndësia e madhe e të drejtave të prindërve, sepse e bëri bashkë të drejtën e tyre me të drejtën e Allahut të Lartësuar.
- Mëkatet ndahen në mëkate të mëdha dhe të vogla. Mëkat i madh konsiderohet çdo mëkat për të cilin ka dënim të kësaj bote, si: dënimet e paracaktuara (ar. hudud), mallkimi, kërcënimi për (dënim në) jetën e përtejme dhe kërcënimi për hyrje në Zjarr. Mëkatet e mëdha janë në nivele të ndryshme, disa prej të cilave janë më të rënda se të tjerat në ndalesë, ndërsa mëkatet e vogla janë ato të tjerat jashtë mëkateve të mëdha.