/ “Vërtet Allahu umetit tim nuk ia merr në konsideratë ato që u vërtiten në mendje, për sa kohë që nuk i punojnë e nuk i shqiptojnë.”

“Vërtet Allahu umetit tim nuk ia merr në konsideratë ato që u vërtiten në mendje, për sa kohë që nuk i punojnë e nuk i shqiptojnë.”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: “Vërtet Allahu umetit tim nuk ia merr në konsideratë ato që u vërtiten në mendje, për sa kohë që nuk i punojnë e nuk i shqiptojnë.”
Muttefek alejhi

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se muslimani nuk merret në llogari për përshpëritjet e këqija të shpirtit që i kalojnë nëpër mendje, përderisa ai nuk vepron sipas tyre ose nuk i shpreh me gojë. Allahu e ka hequr përgjegjësinë dhe ka falur, duke mos e ngarkuar umetin e Muhamedit ﷺ për ato që ndodhen në mendje dhe luhaten në shpirt, përderisa nuk zënë vend dhe nuk janë stabile tek ai. Megjithatë, nëse ato janë stabile në zemrën e tij, bie fjala, mendjemadhësia, arroganca, hipokrizia ose, nëse vepron përmes gjymtyrëve ose flet përmes gojës së tij, atëherë për këto njeriu do të merret në llogari.

Hadeeth benefits

  1. Allahu i Lartmadhëruar nuk e merr në përgjegjësi dhe e fal besimtarin për mendimet që i vijnë shpirtit të tij, për të cilat ai i pëshpërit shpirtit të tij dhe i kalojnë në mendje.
  2. Nëse njeriu mendon për shkurorëzim dhe kjo i kalon në mendje, por ai nuk e shpreh me fjalë e as nuk e shkruan, atëherë kjo nuk konsiderohet si shkurorëzim.
  3. Për pëshpëritjet e shpirtit besimtari nuk ngarkohet me mëkat, sado të mëdha të jenë, përderisa nuk janë stabile në zemrën e tij, nuk vepron sipas tyre dhe nuk i shpreh me fjalë.
  4. Vlera madhështore e umetit të Muhamedit ﷺ, meqë Allahu nuk e merr në llogari për pëshpëritjet e shpirtit, ndryshe nga popujt para nesh.