Atij që agjëron Ramazanin duke besuar dhe llogaritur shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e së kaluarës.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Atij që agjëron Ramazanin duke besuar dhe llogaritur shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e së kaluarës.”
Muttefek alejhi
Shpjegimi
Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se atij që e agjëron muajin Ramazan duke besuar në Allahun dhe duke qenë i binduar se agjërimi është obligim, si dhe është i binduar në shpërblimin e madh që Allahu i Lartësuar e ka përgatitur për agjëruesit, duke synuar kështu fytyrën (kënaqësinë) e Tij, e jo syefaqësi e reputacion, do t'i falen gjynahet e së kaluarës.
Hadeeth benefits
Vlera dhe rëndësia e sinqeritetit gjatë agjërimit të Ramazanit dhe veprave të tjera të mira.
Share
Use the QR code to easily share the message of Islam with others