“Allahu e mëshiroftë atë burrë që tregon tolerancë e mirësjellje kur shet e blen, si dhe kur e merr borxhin e dhënë!”
Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu e mëshiroftë atë burrë që tregon tolerancë e mirësjellje kur shet e blen, si dhe kur e merr borxhin e dhënë!”
E shënon Buhariu
Shpjegimi
Profeti ﷺ bëri lutje për mëshirë për këdo që tregohet i lehtë, bujar e zemërgjerë në shitjen e tij, meqë nuk ia vështirëson çmimin blerësit dhe e trajton atë njerëzishëm. Pra, i tilli tregohet i lehtë, bujar e zemërgjerë: nuk e nënvlerëson e as ul vlerën e artikullit. Tregohet i lehtë, bujar dhe zemërgjerë kur ta kërkojë borxhin që ia kanë të tjerët, pra, nuk tregohet i ashpër ndaj të varfrit e nevojtarit, por ia kërkon me butësi e dashamirësi dhe e afatizon huamarrësin.
Hadeeth benefits
Prej objektivave të ligjit islam është ruajtja e gjërave që i përmirësojnë marrëdhëniet mes njerëzve.
Nxitja për të pasur moral të lartë në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve, si: shitblerja e të ngjashme.
Share
Use the QR code to easily share the message of Islam with others