Atë që e afatizon borxhliun ose ia fal, Allahu do ta strehojë nën hijen e Arshit (Fronit) të Tij në Ditën e Kiametit, atë Ditë kur s'do të ketë hije tjetër pos kësaj hijeje
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Atë që e afatizon borxhliun ose ia fal, Allahu do ta strehojë nën hijen e Arshit (Fronit) të Tij në Ditën e Kiametit, atë Ditë kur s'do të ketë hije tjetër pos kësaj hijeje."
Shpjegimi
Profeti ﷺ na lajmëroi se atë që e afatizon borxhliun ose ia fal, shpërbimi i tij do të jetë se Allahu do ta strehojë nën hijen e Arshit (Fronit) të Tij në Ditën e Kiametit, në të cilën Dielli u afrohet robërve dhe nxehësia e tij shtohet. Së këndejmi, askush nuk do të gjejë asnjë hije, pos hijes në të cilën do t'i strehojë Allahu.
Hadeeth benefits
Vlera e lehtësimit ndaj robërve të Allahut të Lartësuar dhe se kjo është një nga shkaqet e shpëtimit nga tmerret e Ditës së Kiametit.
Shpërblimi është sipas llojit të veprës.
Share
Use the QR code to easily share the message of Islam with others